Moti i përkeqësuar dhe erërat e forta të këtyre dy ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme për Operatorin e Shpërndarjes të Energjisë Elektrike edhe në Shkodër. Frida Dalipi, kryeinxhiniere e OSHEE bën të ditur se janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik.

Dalipi bën të ditur zonat që kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa shprehet se situata është drejt përmirësimit pavarësisht se disa zona janë ende në errësirë.

Përveç dëmeve për Operatorin e Shpërndarjes të Energjisë Elektrike, erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në shumë banesa në njësi të ndryshme administrative.