Deputeti i PS Ditmir Bushati nga Shkodra, qarku ku eshte koordinator i pyetur per krizen politike u shpreh se kjo nuk eshte nje zgjedhje e socialisteve. Bushati deklaroi gjithashtu se PS do te kishte patur deshire qe perballe te kishin kundershtar ne zgjedhjet vendore te 30 qershorit.

Bushati prezantoi ne Shkoder kandidatin e PS per bashkine Valdrin Pjetri si dhe listen me 51 kandidatet per keshillin bashkiak.

Kandidati i PS Valdrin Pjetri ne fjalen e tij falenderoi per besimin ndersa u shpreh se kandidimi perveçse privilegj eshte edhe pergjegjesi e madhe.

Valdrin Pjetri vjen si kandidat per bashkine Shkoder pas nje sere detyrash te rendesishme ne ministrine e mbrojtjes, si ish drejtor i pergjithshem i hipotekes dhe sefundmi prefekt i qarkut Shkoder duke kandiduar tashme per bashkine e qytetit te tij.