Mjekët e spitalit rajonal të Shkodrës kanë protestuar kundër dhunës ndaj bluzave të bardha duke iu bashkuar kështu protestave në të gjithë Shqipërinë të kolegëve të tyre. Dhuna ndaj bluzave të bardha tha mjeku i Shkodrës Shpëtim Ymeri është e papranueshme

Mjeku Gëzim Galiqi kërkoi që të ashpërsohet ligji ndaj atyre që dhunojnë bluzat e bardha.

Më përpara edhe në spitalin e Shkodrës ka patur raste kur mjekët janë dhunuar nga familjarët e pacientëve duke pretenduar se nuk kanë marrë shërbimin e duhur.