Njësia Administrative Pult në Bashkinë e Shkodrës, ka një plan veprimi për luftën dhe parandalimin e fenomenit të bimëve narkotike për vitin 2019. Prezantimi është bërë sot në mjediset e Bashkisë Shkodër, në prani të përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, Prefekturës, Këshillit të Qarkut dhe aktorëve të tjerë të interesuar.

Nënkryetari Arben Gjuraj ka thënë se për Bashkinë Shkodër është prioritet parandalimi I kultivimit të bimëve narkotike në territor, duke vlerësuar nismën e Pultit për të kthyer vemendjen nga burimet zhvillimore natyrore për banorët e saj.

Për secalin nga 7 fshatrat e Njësisë Admninistrative Pult, janë ngritur grupet e punës me mbështetjen edhe të policisë.

Grupet e punës kryesohen nga kryeplaku i fshatit dhe përbëhen nga punonjës policie, mësues të zonës etj. Këto grupe në terren do të bëjnë sensibilizimin e banorëve, ndërsa do të verifikohen banesa të braktisura, stane, godina e ish- magazine ku dyshohet për kultivim të kanabisit.

Administratrori i Pultit Tom Marku kërkon nga banorët që të heqin dorë nga kultivimi i bimëve narkotike dhe ti kthehen punësimit përmes shfrytëzimit të burimeve natyrore të zonës.

Si edhe vitet e kaluara, edhe sivjet Bashkia e Shkodrës është e vendosur të minimizojë drejt zhdukjes në territorin e saj fenomenin e kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe aktorët e interesuar.