Invalidët e punës në qytetin e Shkodrës vijojnë që të nëpërkëmben pasi ata po zbriten nga autobusët si qytetas ashtu edhe ndërqytetas. Vendimi i Shoqatës së Transporteve për të mos njohur librezat e invaliditetit në Shkodër ka ngjallur reagimin e Shoqatës së Invalidëve.

Kreu i saj Ruzhdi Pode i ka dërguar shkrese zyrtare si bashkisë ashtu edhe drejtorisë së policisë së qarkut Shkodër.

Në atë drejtuar kryetares së bashkisë Voltana Ademi shoqata e invlidëve sqaron se shoqëritë aksionere te transportit qytetas dhe ndërqytetas shkelin ligjin ndaj invalidëvë të punës duke ju dhunuar publikisht të drejtat e lëvizjes së transportit

Ndërsa në shkresën drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër shoqata kërkon zgjidhje nga ana e saj ku deklaron; Për të evituar përplasjet ne mes anëtarësisë sonë me aftësi të kufizuar me pronarët e shoqërive të trasnportit urban ,

kërkojmë impenjimin e policisë së shtetit që të evitojë këto shkelje që po na bëhën padrejtësisht

Kreu i shoqatës së invalidëve të punës në Shkodër Ruzhdi Pode sqaron se ende nuk ka marrë përgjigje konkrete pas shkresës që i ka dërguar institucioneve në fjalë

Edhe më parë ka patur probleme të tilla me transpotin urban në qytetin e Shkodrës. Neni 11/ 1 thote shprehimisht , udhetimi i Invalidëve me mjetet e komunikacionit shteteror dhe privat qytetas bëhet falas.

Ndërsa neni 11/ 2 thote se udhetimi i invalideve me mjetet e komunikacionit shteteror dhe privat nderqytetas me 50 % te vleres së biletes