Kryetari I Bashkimit të Pavarur të Sindikatave për Shkodrën, Albert Tuka ka reagur në lidhje me vendimin e qeverisë për transferimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër drejt qytetit të Lezhës. Sipas tij, ky institucion duhet të vazhdojë të ketë zyrën rajonale në Shkodër, e jo në një qytet tjetër me kapacitete më të vogla.

Kreu i BSPSH Tuka përkrahu protestën e mësuesve që do të mbahet më 1 maj të këtij viti, pasi janë të pakënaqur nga rritja më 7% të pagës…

Tuka fton të gjithë mësuesit të mënjanojnë bindjet politike dhe të bashkohen për të drejtat dhe interesin e tyre të përbashkët, për rrëzimin e vendimit të qeverisë për transferimin e drejtorisë rajonale të arsimi në Shkodër në qytetin e Lezhës.

Ajo që kërkohet është edhe rritja me 20% të pagës bazë të mësuesëve.

Artikulli paraprakSHKODËR, DREJTORI DAJTI: SYNOJ LUFTË NDAJ KORRUPSIONIT
Artikulli tjetërSHKODËR, AKSIDENT NË AKSIN SHKODËR-HANI HOTIT