Pas mbylljes zyrtare të sezonit turistik veror në vend, drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër ka bërë të ditur numrin e turistëve të cilët vizituan monumentet kulturore në harkun kohor të 10 muajve të fundit.

Drejtorja e këtij institucioni, Majlinda Laçaj tregon se janë më shumë se 100.000 turistë ato të cilët vizituan monumetet e kulturës në Shkodër. Ndërkohë kalaja Rozafa vazhdon të mbete monumenti më I vizituar vit pas viti.

Laçaj bën të ditur se turistët më të shumtë vazhdojnë të mbeten ato rus apo polak.
Shtëpitë muze të Pashko Vasës, Mati Jubanit dhe Filip Çekës kanë qenë atraksionet më të reja turistike bën të ditur drejtorja Laçaj.

Këtë vit, për shkak të numri të konsiderueshëm të turistëve janë gjeneruar 10% më shumë të ardhura bën të ditur drejtorja rajonale e kulturës kombëtare Majlinda Laçaj.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 22.10.2019 – XHULIO NIKAJ
Artikulli tjetërSHKODËR, URA E VJETËR E BUNËS NË RREZIK SHEMBJE