Luhatja e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka ndikuar në gjendjen shëndetësore të fëmijëve.

Mjekja pediatre pranë Spitalit Rajonal Shkodër Manjola Shpori shprehet se numri i vizitave të fëmijëve arrin deri në 100 brenda 24 orëve. Më të rrezikuarit nga virozat dhe sëmundjet në këtë periudhe janë foshnjet.

Ndër të tjera, mjekja Shpori thotë se në spitalin Rajonal të Shkodrës nuk janë paraqitur fëmijë me simptoma të sëmundjes së Fruthit. Ajo këshillon prindërit se si të njohin simptomat e kësaj sëmundje.

Ulja e temperaturave që nga fillimi i këtij muaji ka sjellë probleme shëndetësorë tek fëmijët, kryesisht në rrugët e frymëmarrjes.

Mjekët këshillojnë prindërit t’i mbajnë fëmijët larg mjediseve të mbipopulluara dhe pa ajrosje, si faktor kryesor për përhapjen e virozave.

Artikulli paraprakBORA, BASHKIA: KA PROBLEME NË ZONAT MALORE
Artikulli tjetërSHLLAK, VIJON HAPJA E RRUGËVE TË BLLOKUARA