12 raste të reja positive me COVID-19 janë konfirmuar së fundmi për qarkun Shkodër. Vatrat e infeksionit janë zgjeruar me 11 raste në bashkinë shkodër dhe me një rast të ri në bashkinë Vau Dejës. Aktualiht janë 338 të infektuar aktivë në nivel qarku ku pjesa më e madhe janë të përqendruar në bashkinë Shkodër, ndërkohë që më pas renditet bashkia Malësi e Madhe,Vau Dejës, Fushë-Arrëz dhe Pukë.

Të shtruar në spital janë 18 pacientë, ndërkohë që disa paciëntë po trajtohen edhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës, jo vetëm në spitalet COVID në Tiranë. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të izoluar në banesa, saktësisht 30 persona. Fatmirësisht, numri i të rikuperuarve nga koronavirusi vijon të rritet. Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, në qarkun Shkodër janë regjistruar 457 persona të cilët e kanë mbyllur me sukses fazën e infektimit. Nga ana tjetër numri i vitkimave është 38, duke bërë që Shkodra të renditet nga qarqet më të rrezikuara nga përhapja e pandemisë pas Tiranës dhe Durrësit.

Në prag të vitit të ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë ka një apel për mësuesit, prindërit, nxënësit; të respektojnë me rigorozitet masat për mbrojtjen ndaj COVID-19 me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Normaliteti i ri, i cili na kushtëzon të jemi të kujdesshëm në përditshmëri për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskave ose barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura dhe kujdesin e shtuar për higjienën personale.