13 vatra zjarri janë regjistruar në Shkodër gjatë 24 orëvë të fundit. Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar të gjitha trupat operacionale të repartit zjarrfikës.

në Shkodër sëbashku me 4 automjete që kanë në dispozicion duke arritur që të izolojnë flakët në një kohë rekord.

Zjarrfikësit e Shkodrës kanë arritur që të shpëtojnë disa banesa që u rrezikuan nga flakët të cilat janë favorizuar si shkak i erës së fortë.

Drejtori i repartit zjarrfikës në Shkodër Agron Dibra apelon banorët që të mos ndezin zjarre në mjedise të hapura dhe në vende të pasigurta.

Të përballur me situata, të cilat i rrezikojnë jetën për të shpëtuar atë të të tjerëve, zjarrfikësit, ndoshta janë njerëzit të cilët marrin më pak falënderime, e më shumë kritika, në shumicën e rasteve, jo për fajin e tyre.