“20 vjet karnival n’demokraci”, kështu do të mbajë emrin festa e karnavaleve për vitin 2019. Një ditë para fillimit të kësaj feste, përgjegjësja e zyrës së kulturës në Bashkinë Shkodër, Bruna Keçi bën të ditur planin e aktivteteve që do zhvillohen në datat 1 dhe 2 Mars.

Ndërkohë, Gjovalin Stefa, organizator i festës së Karnavaleve thotë se tematika e festës së karnavaleve për vitin 2019 është mjaft aktuale dhe prek se cilin prej nesh.

Festa e Karnavaleve është traditë në qytetin e Shkodrës.