Është rritur ndjeshëm numri I personave ditorë të infektuar me COVID-19 në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 20 raste të reja, ku 19 janë raste të shfaqura në bashkinë Shkodër dhe një rast I ri ëshët shfaqur në bashkinë Fushë-Arrëz. Aktualisht konfirmohen 426 raste aktive me koronavirus në nivel qarku, ku pjesa më e madhe janë të përqëndruar në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë dhe Vau Dejës.

Të shtruar në spital janë 11 persona, ku njëi prej tyre merr shërbim mjekësor në terapi intensive për shkak të gjendjes së ndërlikuar shëndetësore. Ndërsa, 415 të tjerë vijojnë të qëndrojnë në shtëpi si një nga format më efektive ëpr të frenuar përhapjen e COVID-19 në komunitet. Për fat të mirë, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 8 persona të tjerë duke e rritur numrin e të infektuarve në 610.

Në këto shtatë muaj janë konfirmuar 1082 persona të prekur nga koronavieusi në total, ku më shumë se gjysma janë shëruar ndërsa 426 të tjerë janë akoma aktivë. Bilanci I fataliteteve është rritur në javët e fundit ku konfirmohen 46 viktima. Duke filluar nga dita e nesërme pritet ashpërsim I masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Përhapja masive e virusit ka bërë që tashmë qeveria të caktojë si detyrim mbajtjen e maskës në të gjitha ambjentet ndërkohë që gjatë ditëve në vijim do të krijohet edhe një panoramë e qartë nëse ky vendim do të respektohet sa duhet nga qytetarët.