23 femra janë diagnostikuar me kancer gjiri gjatë vitit 2018 në qytetin e Shkodrës, nga ku disa prej rasteve kanë qenë të shkallës së dytë , pra të shërueshme ndërsa një pakiucë të shkallës së katërt, pa shërim.

Këto të dhëna I bën të ditur mjekja Danjela Bega e ftuar në emisionin e mëngjesit “Info Plus”.

Ekzaminimi në kohë i kësaj sëmundje konsiderohet një hap i mirë për parandalimin e saj, apo për të pasur të ecuri të mirë të trajtimit ndaj mjekja Bega bën thirrje të gjithë grave që të kryejnë kontrolle.

Mjekja Bega vë theksin tek numri I ulët I ekzaminimeve . Ndërkohë në vendin tonë raporti është 1 nga 9 femra të riskueshme për kancer të gjirit.

Tetori është muaji në të cilin gratë mbi 35 vjec kanë mundësi të kryejnë mamografinë falas. Kjo ju jep mundësi dhe atyre zonjave që për arsye ekonomike nuk kanw mundur të kryejnë këtë kontroll të rëndësishëm.