Shkolla “28 Nëntori” ka pësuar një zhgënjim pas festivalit teatror të zhvilluar mes shkollave të mesme të Shkodrës në teatrin “Migjeni”.

Nxënëset e shkollës “28 Nëntori u prezantuan me pjesën “Shtëpia e Bernarda Albës” por dhënia e çmimit të parë një shkolle tjetër solli zhgënjim.

Padrejtësi e quajti edhe vetë aktorja Rajmonda Marko e cila ishte regjisore për nxënëset e shkollës “28 Nëntori”.

Vetë nxënëset e “28 Nëntorit” që luajtën pjesën “Shtëpia e Bernarda Albës” nuk janë ndjerë aspak mirë dhe madje e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre

Në total në teatrin “Migjeni” konkuruan 4 shkolla të mesme, “Jordan Misja”, “Shejnaze Juka”, “28 Nëntori” dhe “Oso Kuka”. Këto të fundit fituan çmimin e parë nga juria për të cilin pati kontestime.

Artikulli paraprakM.MADHE, DHUROHEN LIBRA NË BURGUN E REÇIT
Artikulli tjetërBANORËT PËRPLASJE ME PËRMBARIMIN PËR SHEMBJEN E SHTËPISË, RAMA: ASKUSH MBI GJYKATËN!