Në qarkun Shkodër edhe gjatë ditës së sotme mesimi është zhvilluar me orë të reduktuara për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave.

Morena Tirana, përgjegjëse pranë Drejtorisë Rajonale Shkodër bën të ditur se 28 shkolla 9-vjeçare në të gjithë qarkun nuk kanë zhvilluar programin mësimor si pasojë e mosfrekuentimit të nxënësve në shkolla.

Shkak është bërë bllokimi i rrugës nga reshjet e borës të rëna një natë më pare dhe gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, Tirana shprehet se në bashkëpunim me prindërit po merren masa për frekuentimin e nxënësve në shkollat e qytetit të Shkodrës.
Reshjet e borës, të rëna ditët e fundit kanë penguar nxnënësit të ndjekin procesin mësimor rregullisht.

Ndërohë, përveç reshjeve të borës, një ndër shkaqet që ka detyruar nxënësit të braktisin mësimin eshtë edhe mungesa e ngrohjes në shkolla.

Artikulli paraprakBORA, VËSHTIRËSI NË DISA ZONA TË BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërPRITEJ SHKARKIMI, KRYEGJYQTARI I SHKODRËS JEP DORËHEQJEN