2 RASTE TË DHUNËS NË FAMILJE DHE  DHUNË ME MJETE TË FORTA
Më datë 05.08.2014, filloi proçedimi penal për veprën penale,  “Vjedhje”Pa autor, pasi në Fshatin Mjedë, Vau-Dejës Shkodër, është vjedhur me thyerje  dyqani i shtetases Sh. B., vjeç 53, banuese në Mjedë, Vau-Dejës Shkodër. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit-ve të kësaj ngjarje. Materialet në Prokurori neni  134 i Kodit Penal.

Me datën 05. 08. 2014, filloi proçedimi penal për veprën penale “Vjedhje” Pa autor, pasi përsona të paidentifikuar i kanë vjedhur në Plazh Velipojë, shtetasit  E. C., vjeç 21, banues në Shkodër, 1 celular të Markës IPHONE 5, 3000 lekë, kartën e identitetit, kartën e bankës, 1 orë dorë, çelësat e banesës së tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.  Materialet në Prokurori neni  134 i Kodit Penal.

Me datën 05. 08. 2014, filloi proçedimi penal, për veprën penale “Vjedhje”, Pa autor, pasi një shtetas i paidentifikuar  i ka vjedhur shtetasit K. C., vjeç 16, banues në Tiranë dhe pushues në Plazh Velipojë, telefonin celular Markës IPHONE 5. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.  Materialet në Prokurori neni  134 i Kodit Penal.

Me datën 05. 08. 2014, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasit  Marçelo L.,  vjeç 17, banues në Darragjat, Komuna Dajç Shkodër. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet të fortë (sfurk) duke e gjakosur në vetull, shtetasin F. P., vjeç 32, banues në Komunën Dajç Shkodër. Materialet në Prokurori neni  90 i Kodit Penal.

Me datën 05. 08. 2014, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases P. M., vjeç 76, banuese në Shkodër Procedimi penal ndaj kësaj shtetaseje filloi, pasi  ka fyer e kanosur me fjalë për motive të dobëta, nusen e djalit të saj, shtetasen V. M.,  vjeç 46, banuese në Shkodër. Materialet në Prokurori neni  130/a i Kodit Penal.

Me datën 05. 08. 2014, u plotësua Kërkes – Padia për lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për shtetasen S. R., vjeç 22, banuese në Shkodër, pasi dhunohej  psikologjikisht në mënyrë te vazhdueshme nga bashkëshorti i saj, shtetasi  Fatjon R., i vjeç 20, banues në Shkodër.  Materialet i kaluan Gjykates së Rethit Gjygjësor Shkodër, në bazë të Ligjit Nr. 9669 datë 18.12.2006.

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/2gR9p0yCAD8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE