Mësimi vazdon të pezullohet në një pjesë të madhe të shkollave të qarkut Shkodër. Morena Tirana, përgjegjëse pranë Drejtorisë Rajonale Shkodër bën të ditur se 40 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme nuk kanë zhvilluar programin mësimor si pasojë e mosfrekuentimit të nxënësve në shkolla.

Shkak kryesor vazhdon të mbetet bllokimi i rrugëve që të çojnë në shkollë.

Morena Tirana shprehet se edhe në qytetin e Shkodrës ka shkolla të cilat kanë pezulluar mësimin si pasojë e mosfrekuentimit të nxënësve në shkolla.

Reshjet e borës, të rëna ditët e fundit kanë penguar nxnënësit të ndjekin procesin mësimor rregullisht. Zëvëndësimi i programit mësimor do të bëhet në ditët në vazhdim, sapo gjendja e kushteve të motit të përmirësohet

PUBLICITET