Organizata e Sipërmarrësve të Rinj Shqiptarë JEA ka mbyllur trajnimet për 40 të rinj të shkollave të qytetit të Shkodrës. Pas trajnimeve në shkollën austriake në Shkodër u shppërndanë edhe çertefikatat përkatëse për të rinjtë.

Arben Haveri, president i Rotary Club në Shkodër, një organizëm që mbështeti këtë projekt u shpreh se edhe në të ardhmen Rotary Club do të ofrojë një përkrahje të tillë për të rinjtë e qytetit të Shkodrës.

Pas trajnimit të zhvilluar me ekspertë të ndryshëm në fushën e sipërmarrjes 40 të rinjtë tashmë kanë një arsye më shumë që në të ardhmen të kenë sukses në fushën e sipërmarrjes dhe më gjërë.