Vijon të ketë një rritje të ndjeshme të numrit të përsonave të infektuar me koronavirus në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetsisë konfirmoi pesw raste të reja në total të prekura me virus,prej të cilave tre në bashkinë Shkodër, dhe dy në bashkinë Malësi e Madhe.

Deri më tani numri I personave të infektuar në qarkun Shkodër është 540 persona. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë qytetarë të cilët vijojne të izolohen në banesa deri në përmirësimin e kësaj situate. Ndërkohë gjatë ditëve të fundit nuk ka patur viktima si pasojë e infektimit me koronavirus.

Deri më tani numri I viktimave në të gjithë qarkun është 35 persona, ku pjesa më e madhe e tyre kanë qënë të moshuar të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me këtë virus. Gjatë muajve fundit, Shkodra ashtu si shumë qytete të tjera të vendit po përballen me përhpajen masive të virusit, ku janë shënuar një numër i I lartë I të infektuarve.

Nisur nga situata e krijuar, institucionet kërkojnë që të ruhet distanca fizike në ambjente të mbyllura dhe mbajtja e maskës, pasi rezulton efektive për frenimin e përhapjes së COVID-19. Por pavarësisht këshillave të mjekëve , ndërgjegjsimi i qytetarëve është në nivele tejet të ulëta, pasi një pjesë e tyre nuk përdorin maskat mbrojtëse dhe nuk mbajnë distancën e kërkuar, duke bërë që të rrezikohen çdo ditë nga infektimi me këtë virus.