5 vite më parë në Shkodër do të hapej “Art House”, shtëpia e artistit të njohur Adrian Paci të cilën e ktheu në një qendër të rëndësishme të artit, kulturës dhe si një hapësirë bisedash e mendimesh të lira. Sot pas 5 vitesh “Art House” edhe pse në kushtet e vështira që jemi për shkak të COVID-19 festoi këtë përvjetor të këtin projekti që i rezistoi kohës por edhe gjithë komerçialitetit artistik që gërryen çdo ditë artin e vërtetë.

Në vitin e pestë, “Art House” solli botimin “Bulëzat” që sjell për herë të parë në gjuhën shqipe disa tekste nga përfaqësues të rëndësishëm të mendimit bashkëkohor. Mes përkthyesve është edhe professor Zef Paci dhe artisti Lekë Gjeloshi. “Bulëzat” erdhi si ide gjatë kohës së pandemisë kur të gjithë ishim të izoluar.

Dy përkthyes të tjerë, Ester Celami dhe Iliaz Shehu tregojnë për këtë bashkëpunim në përkthimin e teksteve që e cilësojnë si një bashkim original për të sjellë “Bulëzat”.

Në këtë vit të pestë të “Art House” vjen edhe kanali më i ri në youtube “Art House Channel” ndërsa u shfaq edhe një video e shkurtër e rrugëtimit të shtëpisë së artit në këto 5 vite ku pati një sërë ngjarjes kulturore dhe emra të njohur artistësh bashkë me aktivitetet e veçanta.