Kopështi “Ismet Salibruçaj” në Shkodër bashkë me festat e nëntorit ka festuar 50-vjetorin e hapjes në këtë qytet.

Ky kopësht për vite me radhë përgatiti breza të tërë fëmijësh. Të vegjlit kishin përgatitur një koncert artistiko-kulturor në këtë vit jubile kushtuar 50 vjetorit të kopështit dhe festave të nëntorit.

Nga fëmijë të kopështit sot nxënës të dalluar disa prej tyre risjellin emocionet dhe kujtimet e tyre nga edukatoret e para që i gjetën në kopështin “Ismet Salibruçaj”.

Drejtorja e kopështit “Ismet Salibruçaj” Arjana Baci shprehet se për 50 vite ky institucion kontribuoi në jetën shoqërore.

Kopështi “Ismet Salibruçaj” është ndër më të rëndësishmit në Shkodër i cili pavarësisht kushteve të vështira herë pas here arriti që përmes punës së përkushtuar të stafeve të edukojë me dhjetra breza fëmijësh.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PROJEKT PËR UJËRAT E PËRDORURA
Artikulli tjetër“PËRFSHIRJA E DJEMVE, DHE PROMOVIMI I BARAZIZË GJINORE”