500 banorë të lagjes Dobraç në qytetin e Shkodrës prej më shumë se 20 vitesh vuajnë nga mungesa e infrastrukturës.

Gjatë stinës së dimrit, me rënien e vazhdueshme të reshjeve të shiut, banorët e kësaj lagje e kanë të vështirë të kalojnë në rrugë.

Disa banorë të lagjes thonë institucionet përgjegjëse nuk i kanë kushtuar rëndësi infrastrukturës në këtë zonë.

Ndërkohë, shqetësim tjetër për banorët e lagjes “Partizani” mbetet dhe kanali kullues buzë rrugës i cili nuk pastrohet prej kohësh.

Mbeturinat e hedhura nga qytetarë të shumtë, por edhe biznese ka bërë që të humbë funksioni i kërij kanali, duke e kthyer atë thuajse në një moçal më erë të rëndë. Situata më problematike shfaqet gjatë stinës së verës.

Disa herë banorët e lagjes Dobraç i kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të hartojnë projekte për përmirësimin e infrastrukturës në këtë atje. Ndërkohë, edhe pas 20 vitesh nuk kanë marrë akoma përgjigje.