Në ditën botërore kundër HIV/AIDS, kjo zyrë zhvilloi një aktivitet sensibilizues në mjediset e jashtme të Poliklinikës së Specialiteteve në Shkodër. Manjola Laloshi, psikologe pranë zyrës HIV/AIDS në Shkodër bën me dije se ka patur një rritje të personave të prekur nga kjo sëmundje.

Laloshi bën me dije se gjatë këtij viti ka pasur një rritje edhe të numrit të fëmijëve të prekur nga sëmundja e HIV/AID.

Ekspertë të sëmundjeve infektive vlerësojnë se gjatë 5 viteve të fundit është vënë re një tendencë për rritje të numrit të rasteve me HIV/AIDS.

Mjekët vazhdojnë të bëjnë thirrje për rritjen e kujdesit shëndetësor si dhe kontrollit vullnetar të të gjithë atyre personave që mund të kenë ndonjë dyshim apo që nuk ndjejnë siguri për shëndetin e tyre.

 

 

Artikulli paraprakTATIMET, NË 1 MUAJ 51.9 MILIONË LEKË SHKELJE
Artikulli tjetërDITA KUNDËR AIDS, 1400 TË PREKUR NË SHQIPËRI