Protestuesit në Shkodër që në mëngjes janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës përpara kryeministrisë.

Kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli u shpreh se qytetarët e kanë marrë vendimin e tyre për largimin e qeverisë.

I pranishëm në Shkodër ishte edhe Naim Hasani, kryetar i PD në Britaninë e Madhe i ardhur vetëm për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Nga Shkodra sipas raportimeve nga vetë PD janë nisur rreth 6 mijë protestues duke marrë pjesë në protestën e opozitës.

Artikulli paraprakSHKODËR, NDIHMA PËR PARA E TETRAPLEGJIKËT
Artikulli tjetërSHKODER, STAKA: LEHTËSIME PËR PENSIONISTËT