Ky është Basri Pashaj, 58 vjecari nga qyteti i Shkodrës. Ai vuan pasojat e një dëmtimi të ndodhur në punë prej 20 vitesh. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, me kalimin e viteve Basria ka mbetur i paralizuar.

Janë bërë 8 vite që ai nuk mund të ngrihet më në këmbë dhe prej asaj kohe ai qëndron i shtrirë në shtrat ndërsa për të nuk ka se kush të kujdeset.

Ndër problemet më të mëdha të invalidit Basri Pashaj ka qenë mungesa e ilaçeve dhe mungesa e një shtrati ku mund të shtrihet.

Basria shprehet i shqetësuar pasi shpeshherë i kanë dhënë ilaçet e gabuara duke e sjellë në gjendjen që është tani ku nuk mund të lëvizë.

Basri Pashaj akoma nuk përfiton të drejtën e përfitimit të ndihmës ekonomike apo edhe të kempit. Pa asnjë përkrahje sociale, ky invalid mbetet i vetëm, në pritje të kujdesit nga insitucionet përkatëse.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE