Vijon të ketë një rritje të ndjehshme të numrit të personave të infektuar me COVID-19 në qarkun Shkodër. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi nëntë raste të reja në total, prej të cilave tetë të infektuar në bashkinë Shkodër, dhe një rast i ri në bashkinë Malësi e Madhe. Bashkia Shkodër aktualisht regjistron numin më të lartë të personave të infektuar aktivë me COVID-19.

Nga ana tjetër, po rritet edhe bilanci i viktimave si shkak i infektimit me këtë virus. Në 24 orët e fundit, një 84-vjeçar  nga Shkodra ka humbur jetën duke bërë që numri total i viktimave të arrijë në 48 për qarkun Shkodër,  kryesisht kanë qenë persona të moshës së tretë të cilët kanë qenë bartës edhe të sëmundjeve të tjera kronike.

Situata duket nën kontrollin e institucioneve përkatëse por me shfaqjen e rasteve të reja, kujdesi dhe respektimi i masave mbrojtëse duhet të jetë në nivelet më të larta në mënyrë që bilanci në fund të pandemisë të jetë sa më pozitiv. Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura.

Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambienet jashtë shtëpise, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale për tu mbrojtur nga infektimi me COVID-19.