Mes temperaturave të larta, tymit dhe terrenit të vështirë, punonjësit e zjarrfikëses vënë shpesh herë në rrezik jetën e tyre. Shefi i sektorit operacional pranë shërbimit zjarrfikës Shkodër Ridvan Bushati tregon se ky shërbim prej vitesh përballet edhe me një fenomen i cili ka të bëjë me

adresat e lagjeve apo rrugëve të qytetit, ku qytetarët japin adresa të gabuara, mirëpo kjo bën që edhe ne shpesheherë të ndodhemi përballë një situate të vështirë, duke shkaktuar vonesa të mëdha për të ndërhyrë shprehet Bushati

Shqetësim tjetër është ai i parkimit të mjeteve në rrugët e ngushta të qytetit të Shkodrës.

Gjithashtu ndërtimet e shumta dhe pa kriter të bëra gjatë viteve të fundit në Shkodër, janë kthyer në një pengesë serioze për efektivët e repartit të zjarrfikësve.