Qindra biznese që operojnë në zonat turistike dhe jo vetëm kanë shprehur interes të lartë për punëkërkues pranë zyrës rajonale të punës në Shkodër.

Mirëpo ndryshe nga vitet e tjera sivjet vërehet një tendencë që bizneset kërkojnë të punësojnë persona me aftësi.

Sipas Drejtores së Zyrës së Punës Rozafa Zmijani ky është një problem për faktin se në listat që mundëson kjo zyrë fatkeqëisht pjesa me e madhe e punëkerkuesve nuk kanë aftësi pune.

Fakti që në zyrën e punës nuk janë paraqitur persona me eksperiencë pune , bën që subjektet të krijojnë një imazh aspak të mirë për zyrën tonë thekson Zmijani.

Megjithate numri i punekerkuesve sezonal ne profesionin e kamarierit e apo guzhinierit paraqitet mjaft i larte.

Sezoni turistik nuk shërben vetëm si një vend për të kaluar disa ditë të qeta, larg zhurmës por edhe si një vend-punësim për qindra punëkërkues, të cilët përgjatë tre muajve të verës, punësohen nga hoteleri-turizëm që operojnë përgjatë zonave turistike.