As rrugët e boshatisura pas orës 13:00 nuk mjaftojnë për të shmangur aksidentet.

Me rrugët bosh dy automjete u përplasen në hyrje të qytetit të Shkodrës. Nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Për çudi mjeti tip benz siç shihet në pamje ka qenë duke ecur në anën e kundërt të rrugës gjë e cila solli këtë përplasje.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Artikulli paraprak“YUNUS EMRE” KONCERT LIVE NË NDER TË SHËNDETËSISË
Artikulli tjetërPASHKËT, BASHA: T’I LUTEMI ZOTIT TË NA E LEHTËSOJË KËTË SPROVË TË MADHE