Organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Shkodër në bashkepunim me Policine Kufitare dhe Inspektoriatin e Peshkimit kanë filluar zbatimin e një operacioni me qëllim evidentimin e të gjitha mjeteve lunduese që ndodhen në liqenin e Shkodrës,

dhe në lumin Buna për të parandaluar dhe goditur trafikun e lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme nepermjet kufirit shtetëror.

Kështu për rreth një muaj të gjitha varkat e peshkatareve do të regjistrohen me numrat përkatës. Deri tani ky aksion ka vijuar në Shiroke nga ku janë regjistruar 110 varka prej të cilave 13 kanë rezultuar me aktivitet peshkimi të paliçensuar .

Më tej Çinari thotë se për varkat që kanë rezultuar me aktivitet peshkimi të palicensuar do të veprohet në këtë mënyrë.

Në ditët në vazhdim aksioni do të vijojë në Zues Livade Kamicë, Flakë Jubicë Rrasat e Fikut dhe Hani Hotit.

Ky aksion ka si qëllim goditjen e gjuetisë së paligjshme. Ndaj të gjitha varkat që zhvillojnë aktiuvitet peshkimi të paliçensuar kanë afat deri në datën 1 janar të kryejnë gjitha procedurat që të regjistrohen ndryshe do të demolohen sipas ligjit.