Shkodra është bërë pjesë e aksionit kombëtar “Të Pastrojmë Shqipërinë”. Prefektura dhe disa institucione të tjera ndërmorën këtë aksion tek pedonalja tek ura e Bunës në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Sekretarja e prefekturës Felek Kasemi tha se bashkia Shkodër i ka dërguar zonat e ndotura të qytetit dhe grupet për pastrimin gjatë ditës së sotme janë shpërndarë në këto pika të ndryshme për të dhënë një mesazh për qytetarët.

Duke shfrytëzuar këtë ditë prefektura i kërkon bashkisë Shkodër që të jetë më e përgjegjshme sa i përket pastrimit të qytetit.

Ndërsa punonjësit e institucioneve pastronin pedonalen tek ura e vjetër e Bunës përballë qëndronte grumbulli i madh i zhavorit ose fare pak metra afër urës mbetje në tokë dhe një kazan mbeturinash i papastruar por edhe me mbeturina të hedhura jashtë tij. Këto aksione qartësisht janë të pamjaftueshme për të mbajtur pastër qytetin.