Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur 12 subjekte në Shkodër gjatë viti 2018 për shkak se nuk kanë plotësuar kriteret që përcakton ligji për tregtim. Të dhënat zyrtare bëhen të ditura nga drejtorja e AKU në Shkodër Hasije Sadrija
Në total për 2018-ën AKU ka vendosur 92 gjoba por drejtorja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër thotë se në pjesën më të madhe gjobat janë shlyer vullnetarisht nga subjektet.

Nuk kanë munguar as paralajmërimet që AKU ka bërë për subjektet e ndryshe dhe janë 171 paralajmërime.
Drejtorja e AKU në Shkodër Hasije Sadrija bëri të ditur se kontrollet për çdo subjekt do të vijojnë edhe gjatë këtij viti e po ashtu edhe masat përkatëse në rast se ka shkelje të ligjit.