8 subjekte në pika turistike janë paralajmëruar nga Autoriteti Rajonal i Ushqimit në Shkodër se do të gjobiten apo mbyllen nëse nuk zbatojnë detyrimet e lëna sa i përket plotësimit të kushteve të higjenës.

Plani i veprimit parashikon kontrolle në 220 subjekte në Velipojë, Shirokë, Razëm dhe pikën tristike të Thethit. Vështirësitë e hasura gjatë kontrolleve të AKU është ndryshimi i pronarëve të subjekteve në bizneset sezonale si dhe mungesa e librezave shëndetësore të punonjësve në disa raste.

Gjatë kontrolleve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër janë evidentuar edhe 40 subjekte të reja, kryesisht dyqane të shitjes së ushqimeve të shpejta në pika turistike.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS 18-VJEÇARIN, SHOQËROHET SHOFERJA
Artikulli tjetërKURSET PROFESIONALE FALAS, FTESË PËR TË RINJTË