Në zgjedhjet e 30 qershorit do të duhet të marrin pjesë të gjitha palët në mënyrë që të jenë demokratike dhe qytetarët të kenë mundësi të votojnë mes alternativave të mundshme. Kështu u shpreh ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Duncan Norman pas disa takimeve në qytetin e Shkodrës.

Ambasadori britanik u shpreh se zgjedhjet teknikisht mund të zhvillohen pa opozitën por vuri në dyshim procesin demokratik. Sipas tij kriza politike zgjidhet vetëm përmes dialogut

Ambasadori britanik Norman foli edhe për luftën ndaj krimit të organizuar. Ai quajti sukses të policisë goditjen e disa grupeve kriminale por tha se ende ka shumë për t’u bërë. Ambasadori britanik përgëzoi edhe dënimin që dha drejtësia shqiptare për Klemend Balilin me 10 vite burg

Ambasadori Norman u shpreh se Shkodra është një qytet që i pëlqen. I pyetur për emigrimin e shqiptarëve kryesisht nga veriu drejt Anglisë, ambasadori britanik u shpreh se është më mirë që shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri

Ambasadori britanik Duncan Norman gjatë qëndrimit të tij në Shkodër zhvilloi disa takime në institucione të ndryshme duke shpresuar që të ketë përmirësime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, PREMIERA E KOMEDISË “FRIKACAKU BAHET TRIM”
Artikulli tjetërPRESIDENTJA KROATE: BE-JA KRIJOI VAKUM TË RREZIKSHËM NË BALLKAN