Nga Shkodra ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf tha se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë sa i përket antarësimit në Bashkimin Europian pavarësisht hapave përpara që janë bërë. Kushtet e vendosura Shqipëria nuk duhet t’i plotësojë për Brukselin apo Berlinin por për veten e saj deklaroi ambasadori gjerman.

Ambasadori gjerman Zingraf erdhi në Shkodër duke vizituar disa investime në njësinë Dajç si dhe projektin e GIZ “Iniciativa Para për Punë Publike” përmes të cilit banorë të Dajçit janë punësuar duke pastruar kanalet e fshatrave kundrejt një pagese që mundëson ky projekt.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila priti ambasadorin gjerman në njësinë Dajç deklaroi se këto fonde të qeverisë gjermane përmes projekteve ndihmuan familjet e kthyera nga emigrimi.

Ambasadori gjerman Zingraf do të vijojë të jetë në Shkodër edhe për disa takime dhe aktivitete të tjera në kuadër të “Tetorit Gjerman”.

Artikulli paraprakI MOSHUARI INVALID DHE PA STREHË
Artikulli tjetërPD PUBLIKON DENONCIMIN E NJË PRONARI: JEMI NË KRIZË