Mungesa e investimeve në lagjet periferike të qytetit të Shkodrës është një problem me të cilin përballen shumë familje të cilat jetojnë pranë stacionit të trenit në afërsi të lagjes “Skenderbeg”.

Rruga e amortizuar ishte premtuar të rikonstruktohej kohë më parë kur ekzistonte projekti për të zhvendosur shinat e trenit pak metra më larg zonës së banuar por duket se edhe ky premtim mbeti peng I fushatave elektorale. Banorët atje tregojnë për vështirësitë që kanë gjatë lëvizjes në rrugët e kësaj lagje.

Gjatë verës, problem I vetëm që kanë dhjetëra banorë të zonës është prania e pluhurit në rrugë e cila hyn deri në banesat e tyre. Disa herë ata I kanë bërë kërkesë institucioneve përgjegjëse në Shkodër për të investuar në këtë zonë, por siç duket kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër

Artikulli paraprakPRAGNDESHJA/ DEDJA: OBJEKTIVAT TONA PËR MOMENTIN MË TË MËDHA SE TË KUKËSIT, DO SYNOJMË VETËM FITOREN
Artikulli tjetërSHKODËR,BANORËT: RREZIKOHEMI NGA SHTYLLAT ELEKTRIKE