Në Famullinë Katolike Shkodër është zhvilluar aktiviteti me temë “Antikomunizmi – histori dhe aktualitet” në përkujtim të qëndresës antikomuniste të të përndjekurve politikë antikomunistë dhe të qytetarëve të Shkodrë.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi deklaroi se qëndrimi i saj politik do të vazhdojë të jetë antikomunist.

Ndërkohë, Ëalter Gloss, përfaqësues i fondacionit Konrad Adenauer u shpreh mjaft entuziast për këtë bashkëpunim mes shteti shqiptar dhe atij gjerman.

Shqipëria nuk është vetëm Tirana por edhe Jugu e Veriu. Prandaj këtë vit kemi vendosur që këtë aktivitet ta zhvillojmë në Shkodër, ndërkohë që nesër do të jemi në Gjirokastër.

Ditët e fundit jam ftuar nga shumë televizione për të dhënë intervista të ndryshme se pse fondacioni ynë është i përqendruar në këto çështje. Dhe përgjigjja është shumë e thjeshtë, sepse u e dini që 30 vjet pas rënies së diktaturës është i nevojshëm një studim në fushën e drejtësisë, por edhe më gjerë.

Mund të them që ka shuëm raste të përndjekurish politik që janë lënë në harresë dhe kjo është diçka e gabuar.

Nebil Çika, kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Përndjekurve Politikë u shpreh se ky aktivitet është i një rëndësie të veçantë sepse edhe pas 28 vitesh kemi të bëjmë me regjim komunist.

Ky aktivitet solli edhe një herë në vëmendje historinë antikomuniste të 28 viteve më parë. Prezent ishin përfaqësues institucionesh por edhe qytetarë të shumtë.

Artikulli paraprakFLECKENSTEIN: BRUKSELI NUK E KUPTON DJEGIEN E MANDATEVE
Artikulli tjetërLEZHË, FAMILJA LULI HAP DYERT E MORTIT