Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masen e sigurise per dy te rinjte e akuzuar per atentatin ndaj Shefit te Policise bashkiake ne Malesine e Madhe Mentor Hasanaj. Gjykata ka vendosur “Arrest me burg” per Ilirjan Hasanaj që është i dyshuar për “vrasjen e më shumë se një personi” e mbetur në tentativë si dhe “armëmbajtje pa leje” dhe Verzan Bajrakurtaj i dyshuar si bashkëpunëtor. Ne seancen gjyqesore te dyshuarit nuk kane folur por jane perfaqesuar nga avokatet mbrojtes Bujar Hoti dhe Ndrek Rukaj. Pala mbrojtese ka kerkuar nje mase lehtesuase duke u bazuar ne faktin qe ato jane vetedorezuar por kjo kerkese nuk eshte marre parasysh nga trupa gjykuese.

Të vetmet fjalë që ka thënë Ilirjan Hasanaj janë “Uroj shërim të shpejtë të plagosurve” ndërsa nuk ka dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen e ndodhur. Avokati mbrojtes i Ilirjan Hasanaj, Bujar Hoti ka kerkuar rrezimin e deshmise se marre nga policia, pasi 19-vjeçari nuk ka qene i pranishem dhe ne baze te kodit te procedures penale duke patur parasysh qe babai e ka vetedorezuar, eshte dashur qe policia ta pyes kë ka avokat. Po ashtu avokati mbrojtës ka kërkuar edhe një ekspertim psikiatriko ligjor për Ilirjan Hasanaj pasi gjendja e tij mendore dhe shëndetësore nuk është ajo e duhura për momentin duke kërkuar kështu masë lehtesuese ose “arrest shtepie” ose dergimin e te riut ne spital ku ti behet nje egzaminim i plote i gjendjes se tij.

Ndërkohë pala mbrojtëse nuk është njohur ende me provat biologjike dhe shkencore që ka policia dhe prokuroria të cilat dyshohet se implikojnë 19-vjeçarin si autor i dyshuar i plagosjes së dyfishtë. Ilirjan Hasanaj në polici ka pranuar autorsinë e krimit duke thënë se ka qenë për një konflikt të vjetër pronësie nga babai por pala mbrojtëse kërkoi rrëzimin e kësaj dëshmie në polici. Në gjykatë Ilirjan Hasanaj nuk ka thënë nëse është ai apo jo autori dhe nuk ka dhënë shpjegime të tjera për ngjarjen kjo deri të paktën sa të mbërrijnë provat apo edhe t’i bëhet akti i ekspertimit mjeko ligjor.