Në vijim të operacionit ku u arrestuan tre shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, për prodhim të produkteve ushqimore në kundërshtim me ligjin,

nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Kimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër,

Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në vijim të hetimeve te kryera, u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

Adnan Gradeci, 51 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,

Abdyl Bajraktari, 53 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,

Shtetasit e lartpërmendur janë ndaluar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur ka qenë në punë edhe shtetasi Abdyl Bajraktari, në zonën industriale, lagje ”Skenderbeg” në objektin e firmës në pronësi të shtetasit Gezim Bala,

dy punonjësit e AKU-së dega Shkodër, kanë mbajtur proçesverbale të rreme mbi kushtet e ambjentit ku prodhoheshin produktet ushqimore.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale të ”Shpërdorimi i detyrës”,

Edhe me heret shtetasit Gradeci e Bajrakatri jane arrestuar per “shperdorim te detyres” qe kishte te bente me ish- magazine e pijeve e sekuestruar muaj me pare prane Kalase.