Policia e Pukës ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike.

Shtetasi me inicialet B.D 36 vjeç, banues në Durrës u ndalua nga strukturat e komisariatit të policisë Pukë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

36 vjeçari u kap për llogari të Policisë Vendore të Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim pas masës së sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Shtetasi B.D u dërgua për veprime të mëtejshme nga policia e Shkodrës tek ajo e Durrësit.

Ndërkohë vijon puna për kapje e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA DEBAT ME POLICËT
Artikulli tjetërKAMARIERI SHKODRAN FITON VËMENDJEN E AMERIKANËVE