Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative, u ndalua shtetasi në kërkim:Pllumb Çera, 40 vjeç, banues në lagjen Kongresi i Përmetit në Shkodër Ndalimi i tij i bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të datës 07.06.2017, e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”

 

e “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprime të metejshme. Sipas policisë një vit më parë Pëllumb Çera u bë pasi duke drejtuar autoveturën tip “Peugeot” me targa AA 960 GN,

 

për motive banale është konfliktuar me drejtuesin e mjetit tip “Benz” me targa SH 2027 D , me shtetasin me iniciale M.H , 43 vjec, banues në Shkodër, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në fytyrë.