Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë pa leje, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në Drejtorine Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale ,

si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

Fatjon Bajami, 39 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me krehër me 6 fishekë dhe një fishek në fole.

Dyshohet se shtetasi Fatjon Bajami ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “Perash” Shkodër.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Artikulli paraprak9-VJEÇARI NDËRRON JETË NJË MUAJ PAS AKSIDENTIT
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI HARADINAJ VIZITON SHKODRËN