Qendra rinore “Arka” ka zhvilluar prezantimi i projekti You (th) Led – Zhvillimi i Lidershipit dhe Angazhimit Rinor. Ky projekt është i pari në llojin e tij në qytetin e Shkodrës dhe synon krijimin e një program për formimin dhe zhvillimin e të rinjve.

Arta Nikolli, president e Code Partners thotë se ky projekt përfshin të gjitha fushat në të cilën e gjejnë veten të rinjtë, ku përmes angazhimit do të mund të përmrësojnë statusin e tyre social.

Nikolli deklaron në këtë fazë të projektit do të hartohen “Prioritetet Strategjike të Zhvillimit të Rinisë”, një dokument ky që do t’i dorëzohet Bashkisë Shkodër.

Aktiviteti përfundimtar do të organizohet në muajin e fundit të këtij projekti i cili do të realizohet në ditën Kombëtare të Rinisë Shqiptare. Në këtë takim do të bëhet prezantimi i rezultateve të projektit. Ky projekt vjen si bashkëpunim i Code Partners dhe USAID në Shqipëri.