Drejtoria Arsimore Rajonale ka zhvilluar analizën vjetore të vitit 2018. Kadri Ymeraj,

drejtor i këtij institucioni shprehet se është bërë një punë e mirë në menaxhimin e të gjitha shkollave dhe kopshteve pjesë të Drejtorisë Arsimore Rajonale.

Drejtori Ymeraj po ashtu shprehet se menaxhimi i disa shkollave nga drejtuesit është një sfidë e cila duhet fituar.

Ndërkohë, prefekti i qarkut Shkodër, Çesk Millja, vlerëson punën dhe angazhimin e drejtuesve dhe mësuesve të shkollave.

Ndër të tjera, drejtori i DAR Shkodër shprehet se portal i Mësuesit ka qenë një nga iniciativat e nisura në vitin 2018. 76 mësues kanë filluar punën në profilin e tyre, pas regjistrimit në këtë portal.

PUBLICITET