INVESTIMI ËSHTË REALIZUAR PLOTËSISHT ME TË ARDHURAT E BASHKISË
Bashkia e Shkodrës ka bërë të mundur asfaltimin e Rrugës Anton Mazreku në qytetin e Shkodrës e cila prej shumë vitesh ka qenë drejt një degradimi të plotë e pothuajse plotësisht e pakalueshme për banoret e kësaj lagjeje.

Për të inspektuar dhe punimet ka qenë nën kryetari i Bashkisë, Ahmet Omi që ka folur më shumë rreth punimeve që janë realizuar. 
Ndër të tjera, Omi ka sqaruar se në process asflatimi janë dhe 18 rrugë të tjera në qytetin e Shkodrës, ndërkohë që gjatë këtyrë ditëve pritet të plotësohen dhe dokumentat përkatëse për rikonstruksionin e disa pallateve në qytet.
Do të bëhen investime për sinjalistikën, ndërhyrje në katër shkolla të qytetit të Shkodrës, ambjentet e jashte të Shkollës së Shirokës, ambjentet sportive të Pallatit të Sportit Qazim Dervishi. Investimet kapin shifren e  160 mln lekëve  me rreth 26 objekte  që do rikonstruktohen të gjitha me të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/F2jZxhMubMM?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]