Gjatë ditës së djeshme, në vijim të operacioneve antikanabis nga Policia Shkodër, në bashkëpunim me FNSH, është goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat janë gjetur dhe asgjesuar 224 rrënjë bimë narkotike. Konkretisht në vëndin e quajtur « Guri Mashtës », fshati Pult, në Shkodër.

Bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakDAR:NË QYTET JANË SHPERNDARË 90% TË TEKSTEVE
Artikulli tjetërDANIMARKË – SHQIPËRI / FITORJA TË DËRGON NË EUROPIAN