Është organizuar aktiviteti i 12-të “Asnjë fëmijë jashtë” nga The Door Albania në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Përmes këtij organizimi synohet përfshirjen e të gjithë fëmijëve në aktivitete sociale dhe kulturore në qytetin e Shkodrës por edhe më gjerë.
Kastriot Faci thotë se aktivitetet argëtuese, sociale dhe kulturore duhet të jenë më të pranishme tek fëmijët.

Për rreth 2 orë, fëmijët e pranishëm në sheshin para Bashkisë u argëtuan me këngë dhe interpetime nga nxënës të shkollave të ndryshme të qarkut Shkodër.

“Asnjë fëmijë jashtë” është një program artistik festiv i cili është kthyer në traditë tashmë nga bashkëpunimi i përvitshëm i The door Albania dhe Bashkisë Shkodër.