Rreth 100 familje zonën e njohur si ish fabrika e letrës në lagjen “Fermentim” në periferi të Shkodrës, Prej rreth afro 3 dekadash vitesh nuk kanë ujë të pijshëm.

Edhe pse shpesh herë kanë reaguar në zyrat e institucioneve nuk kanë arritur që të gjejnë një zgjidhje.

Banorët detyrohen që të shkojnë e të mbushin ujë me mjete primitive e më së shumti tek kisha që kanë në afërsi të zonës duke gjetur mbështetjen e murgeshave.

Banorët e kësaj lagjeje thonë se në kohë fushate uji pijshëm ka qënë premtimi me ardhjen në pushtet të çdo partie.

Perveç ujit të pijshëm mungesa e infrastrukturës është një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët.

Disa prej familjeve kanë bërë shpime dhe konsumojnë atë ujë që për shëndetin është shumë i dëmshëm.

Që pas viteve 90 kur zunë vend aty me qindra familje në lagjen “Fermentim”përballen me problemet social-ekonomike, ndërsa deri më tani asgjë nuk është bërë nga instancat përkatëse

Artikulli paraprakLEZHË, OSHEE KRYEN PUNIME POR DËMTON RRUGËT
Artikulli tjetërSHKODËR, BOTOHEN PËRKTHIMET E ZEF ZORBËS