Rreth 300 familje në lagjen “Tre Heronjtë” në qytetin e Shkodrës përballen çdo ditë me mungesën e infrastrukturës rrugore. Kalimi në këtë aks bëhet edhe më i vështirë gjatë stinës së dimrit,pasi mjaftojnë vetëm pak reshje shiu dhe banorëve u duhet të përballen me gropat që mbushen plot me ujë.

Një shqetësim vijon të mbetet në këtë lagje edhe mungesa e ndriçimit. Banorët thonë se ndihen të rrezikuar gjatë natës ndërsa kalojnë në rrugë.

Pavarësisht vështirësive që hasin çdo ditë banorët në lagjen “Tre Heronjtë”institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë deri më tani për asfaltimin e kësaj rruge me një gjatësi rreth 100 metër.