Banoret e bllokut te pallateve ne lagjen “Vasil Shanto” në qytetin e Shkodrës vuajnë prej kohësh mungesën e infrastrukturës së rrugës “Bulevardi Skenderbeu”. Situata bëhet më e vështirë gjatë stinës së dimrit, pasi rrugicat përpara pallateve kthehen në pellgje balte, ndërsa gjatë stinës së verës pluhuri është gjithmonë i pranishëm.

Banorët thonë se u duhet të përballen çdo ditë me këtë gjendje në të cilën ndodhet rruga, ndaj duhet të tregohen shumë të kujdeshëm ndërsa kalojnë aty sidomos të moshuarit. Ndërkohë një problem tjetër vijon të mbetet mungesa e hapësirës për fëmijët, duke bërë që shpesh herë të rrezikohen ndërsa luajnë në këtë mjedis aspak të përshtatshëm për ta.

Pavararësisht kërkesave që kanë bërë ndaj intsitucioneve përgjgjëse për të ndërhyrë në riparimin e kësaj rruge, banorët thonë se nuk është marrë asnjë masë për asfaltimin e saj.
Rruga “Bulevardi Skenderbeu” në lagjen “Vasil Shanto” vijon të lihet në harresë nga institucionet përkatëse, pavarësisht vështirësive që ajo sjell sidomos në raste urgjencash mjekësore.

Artikulli paraprakSHKODËR, RIKONSTRUKSION NË SHKOLLËN “JORDAN MISJA”
Artikulli tjetërGJYQTARI NIKOLLI PAS SHKARKIMIT: VENDIM I GABUAR I KPK